Sunday, November 24, 2024

Prag Asambleja e FSHF-së, gjeografija e 55 mandateve

Lexo

Nga vijnë 55 delegatët që votojnë, Superiorja, e Para dhe Shoqatat, me shumicën dërrmuese

Organizmi që qeveris futbollin në vend, Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë së shpejti Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, nga ku pritet të dalë edhe presidenti i ri dhe ekipi i ri që do ta drejtojë atë për 4 vitet e ardhshme. Po si do të votohet në këtë Asamble dhe cila është ndarja e mandateve. Në Bazë të statutit aktual të FSHF-së, dy nivelet më të larta të Kampionati Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë do të përfaqësohen me një delegat për secilin klub anëtar, që sipas gjasave do të jetë presidenti.

Për rrjedhojë Superiorja do të çojë 10 delegatë në Asamble, ndërsa E Para, 16, pra gjithsej 26 delegatë. Po kaq delegatë do të çojnë në Asamble edhe 8 Shoqatat Rajonale të Futbollit, të cilat sidoqoftë nuk kanë numër të njëjtë votash. Pjesën “e luanit”, edhe për arsye shtrirje dhe popullsie, e ka marrë Shoqata Rajonale e Futbollit të Tiranë, që ka thuajse 1/3-tat e numrit të delegatëve, 8, ndërsa pas saj, me nga 3 mandate secila, janë Shoqata Rajonale e Futbollit e Durrësit, e Shkodrës, e Gjirokastrës dhe e Fierit.

Me nga 2 delegatë do të përfaqësohen në këtë Asamble Zgjedhore edhe Shoqata Rajonale e Futbollit e Lezhës, e Korçës dhe e Elbasanit. 3 të mandatarit e fundit për këtë Asamble do të vijnë nga Shoqata e Mjekëve Sportivë, Shoqata e Trajnerëve dhe Shoqata e Gjyqtarëve, që kanë nga një votë secili.

Duhet theksuar se këto Shoqata duhet të mbajnë zgjedhjet brenda tyre, nga ku do të dalin të mandatarit, që do të shkojnë më pas në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore votojnë gjithsej 55 delegatë dhe, në raundin e parë, fituesi duhet të marrë 2/3-tat e votave, ndërsa në raundet e mëpasme mjafton një shumicë e thjeshtë prej 50 % + 1 të votave.

Hëpërhë, nuk janë zhvilluar ende zgjedhjet në Shoqatat Rajonale të Futbollit, ndërsa vetë Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore nuk ka ende datë për mbajtjen e saj, ndonëse është përfolur si një periudhë e mundshme 10-ditëshi i fundit i shkurtit. Vetë Statuti i FSHF-së lë si afat kohor periudhën janar-qershor të vitit zgjedhor.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img