Friday, April 26, 2024

Merkato-Surprizon Murlani, mbërrijnë 5 futbolliste braziliane për trajnerin Parmeza

Lexo

KF Femra Murlani vjen me surpriza në këtë merkato dimërore. Ashtu siç e kanë deklaruar edhe më herët që për fazën e dytë të kampionatit synojnë të kenë një skuadër krejt ndryshe nga faza e parë, drejtuesit e klubit murlanas në bashkëpunim me stafin teknik kanë filluar lëvizjen në merkato.

Kontaktet e shumta që drejtuesit kanë pasur me menaxherë të ndryshëm kanë bërë të mundur që mesnatën e së premtes në Shqipëri të mbërijnë pesë futbolliste braziliane.

Nga sa bëhet e ditur, emrat e tyre janë: Milena Santos Siula, Micheli Dos Santos, Rhaizza Luiz Cabral, Alexsandar Bispo Santana, Yasamin Mila Reis.

Pasi janë akomoduar në mjediset komode të Gardenland Resort të Barbullushit ku është edhe selia e Klubit të Futbollit Murlani, futbollistet në fjalë janë vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Arben Parmeza, i cili pritet t’i përfshijë menjëherë me grupin e parë të skuadrës në seancën stervitore të pasdites së shtunë.

Të pyetur nga Veriu Sport, trajneri murlanas Parmeza se bashku me dyshen presidenciale, Përparim dhe Bledar Rraboshta, shfaqen të kënaqur për mbërritjen e këtij kontigjenti futbollistesh nga Brazili, pasi sipas CV-ve së tyre dhe deklarimeve të vete menaxherit që i ka sjellë në Shkodër, bëhet fjalë për futbolliste cilësore.

Megjithatë, ajo që do të vendosë në këtë drejtim është fusha e lojës. Dhe konkretisht, do të jetë trajneri Parmeza, që pasi t’i ketë vëzhguar në disa seanca stervitore do të vendosë për fatin e së ardhmes së tyre.

Pesëshja braziliane nuk do të jetë e vetmja lëvizje në merkato, pasi drejtuesit kanë piketuar edhe emra të tjerë, tashmë nga kampionati shqiptar, futbolliste cilësore, të cilat janë shfaqur të gatshme të luajnë për Murlanin, zyrtarizimet e të cilave pritet të bëhen gjatë ditëve në vazhdim.

Ndonëse historia e Klubit të Futbollit Murlani nuk është e madhe, sepse kemi të bëjmë me vetem vitin e dytë të formimit të këtij klubi, ambicjet e presidences janë shumë ambicioze.

Pa lënë mënjanë angazhimin professional tek ekipet e moshave në sektorin e Akademisë së Murlanit, përqëndrimi kryesor është tek dy skuadrat e para, ajo e femrave me trajner Arben Parmezen dhe e meshkujve me trajnerin Altin Xhahysa. Skuadra këto, që i kanë objektivat e qarta. Femrat, të cilat luajnë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, për tu renditur në treshen e skuadrave më të mira të kampionantit, ndërkohë që meshkujt që aktualisht luajnë në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar, për të kaluar sa më shpejt një kategorinë lart, në të parën dhe pastaj, në një të ardhme të shpejtë, tek objektivi final, Kategoria Superiore.

Duke u kthyer tek merkato e ekipit të futbollit femra, nëse pesë brazilianet e mbërritura sot në Barbullush do të rezultojnë pozitive, atëherë e diela e ardhshme, e cila përballë KFF Murlani me KFF Vllaznia për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, takim që do të luhen në fushën sportive të Barbullushit, pritet të jetë me të vertete shumë interesant.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img