Thursday, September 19, 2024

Hap fals i kurbinasve, pikë e vleshme për korçarët. Skënderbeu-Laçi 0-0

Lexo

Ndeshja e parë e Abissnet Superiore për vitin 2022, ajo mes Skënderbeut dhe Laçit nuk ka fitues. Një përballje mes dy skuadrave që mendonin të mos pësonin, pa shumë emocione dhe që në fund ka dhuruar një 0-0. Një sfidë që nisi me tension mes lojtarëve, por që me kalimin e minutave përqëndrohet në dyluftime sportive në mesfushë dhe me shumë gabime në ndërtimin e aksioneve, aq më tepër në konkretizimin e tyre.

Në minutën e 10-të të sfidës, Mensa arriti të gjejë rrugën e rrjetës, por jepet sinjalizimi se është në pozicion jashtë loje në momentin e marrjes së topit. Me ndihmën e VAR merret vendimi, goli është anulluar.

Shumë dyluftime, shumë ndërhyrje të gabuara në mesfushë, duke bërë që ritmi të bjerë ndjeshëm. Pjesa e parë mbyllet me një rast të Laçit, i pari në këtë sfidë për kurbinasit, me Deliun që provon nga distanca, por Rexhepi është pozicional.

E njëjta histori dhe në pjesën e dytë, me të dyja skuadrat që bëjnë shumë pak për të arritur te goli. Përfundimi është një 0-0, që i shkon për shtat asaj që u pa në fushën e lojës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img