Sunday, November 24, 2024

Izmir Smajlaj në Bullgari, përgatitje për Europianin

Lexo

Kampioni i Europës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj ka lënë Tiranën për t’u zhvendosur në kryeqytetin bullgar, Sofie, në kuadër të përgatitjeve për aktivitetin ndërkombëtar, Kampionatin Europian që zhvillohet në muajin mars në Poloni. Sipas një bisede që Veriu Sport realizoi me kampion dhe rekodmenin kuqezi Smajlaj dhe trajnerin e tij personal, Gjergj Ruli, ato janë prej rreth 4 javësh në Sofie dhe falë edhe kushteve optimale të ofruara nga federata bullgare, forma sportive e shkodranit Smajlaj është mjaft e mirë. Vetë Izmiri, por edhe trajneri Ruli pohojnë për Veriu Sport, se krahas Europianit, kjo përgatitje vlen edhe për kampionatin botëror që do të zhvillohet në Kinë dhe Olimpiaden e Tokyos të muajit gusht 2021. Ndër to, për momentin ato theksojnë se kryesore është Kampionati Europian ku pretendohet zona e medaljes dhe më pas edhe kualifikimi si finalist në botëror dhe Olimpiadë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img