11-të figura të shquara të sportit shkodran janë nderuar sot nga Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë një ceremonie të zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak të qytetit të Shkodrës.
Në fakt, ceremonia e sotme ishte e ndarë në dy pjesë, ku në të parën kreu i shtetit Ilir Meta nderoi figura të njohura të artit shkodranë. “Nderi i Kombit”(pas vdekjes) për këngëtarin Shyqyri Alushi, si dhe më pas 7 “Mjeshtër i Madh” për Agron Dizdarin, Merita Smajen, Ramazan Çeken, Ilmi Kurtin, Nimet Salabegun, Adnan Balen dhe Mhill Çun Gjonaj(pas vdekjes).
Dhe, menjëherë pas sektorit të artit ka ardhur nderimi për përfaqësuesit e sektorit të sportit. “Nderi i Kombit” akorduar për ish trajnerin e njohur të atletikës, Feti Dizdari(pas vdekjes) ka qënë dekorata e parë që Presidenti i Republikës, Ilir Meta ia ka dorëzuar vajzës së tij, Didi Dizdari(Dibra). Ndërkohë, dhjetë titujt e tjerë “Mjeshtër i Madh” të fushës së sportit kanë shkuar për Artenca Tufin, Millojka Vason, Ismet Hoxhën, Selami Danin, Nikolin Qyrsaqin, Ferid Borshin, Fatmir Axhanin, si dhe Viktor Jubanin, Millan Vason dhe Artan Bushatin(pas vdekjes).
- “Nderi i Kombit”-Feti Dizdari(pas vdekjes)
- “Mjeshtër i Madh”-Artenca Tufi
- “Mjeshtër i Madh”-Millojka Vaso
- “Mjeshtër i Madh”- Ismet Hoxha
- “Mjeshtër i Madh”-Selami Dani
- “Mjeshtër i Madh”-Nikolin Qyrsaqi
- “Mjeshtër i Madh”-Ferid Borshi
- “Mjeshtër i Madh”-Fatmir Axhani
- “Mjeshtër i Madh”-Viktor Jubani(pas vdekjes)
- “Mjeshtër i Madh”-Millan Vaso(pas vdekjes)
- “Mjeshtër i Madh”-Artan Bushati(pas vdekjes)