Saturday, April 20, 2024

Brdariç: Ndaj Egnatias me marshin e fundit për të marrë fitoren

Lexo

Me seancën stervitore të mesditës së enjte, kuqeblutë kanë mbyllur ciklin përgatitor anti-Egnatia, takim që do të luhet të premten në stadiumin “Loro Boroçi” duke filluar nga ora 16.45. Si zakonisht, një ditë përpara ndeshjes, tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdariç ka pasur takimin e radhës me gazetarët shkodranë. Ndër të tjera, njëshi i pankiës kuqeblu ka bërë të ditur së çështja Da Silva është mbyllur, ai është stervitur me skuadrën  gjatë këtyre ditëve dhe ndaj Egnatias është i gatshëm për lojë, ndërkohë që për ndeshjen ka kërkuar “marshin e pestë” ng skuadra e tij për të marrë fitoren tre pikëshe.

“Për mendimin tim e kemi kaluar ndeshjen e fundit, jemi të fortë në mendjet tona që do të vazhdojmë me të njëjtin intensitet si në ndeshjen e fundit. Do të na shpërblehen investimet do po bëhen në stërvitje dhe në ndeshje. Ne punojmë në mënyrë të ndryshme sepse nuk shikojmë gjithmonë rezultatin. Punojmë në kushte të vështira dhe mendoj se jemi kompetitiv dhe do të jemi me marshin e fundit nesër që të marrim rezultat pozitiv.”, u shpreh gjermano-kroati i pankinës kuqeblu.

Brdariç ka deklaruar mungesen zyrtare të Latifit për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. “Do të kemi kohë deri nesër që të zgjedhim 11-shen titullarë, duke marrë parasysh mungesën e Latifit. Mendoj se do të çojmë 11 veta plus ca të tjerë sepse nuk kemi nevojë vetëm për 11 veta, por kemi nevojë për mbështetjen e ekipit . Ne mendojmë se mund ta mundim Egnatian nesër.”, tha ai.

Në vijim, Brdariç duke iu kthyer ndeshjes së javës së kaluar me Tiranën kërkon që të mos ketë nëvleftësim për kundërshtari që aktualisht gjendet në vendin e fundit të renditjee. “Është çmenduri që nuk arritëm të shënonim ndaj Tiranës, por ne jemi stërvitur kësaj jave dhe shpresojmë që nesër të jenë gjërat më ndryshe. Ne nuk nënvleftësojmë kundërshtaret, qofshin në krye qofshin në fundin e tabelës. Dhe më pas duam që të përqendrohemi tek ndeshja nesërme që ti shkaktojmë Egnatias humbjen e radhës.”, nënvizoi Brdariç që në mbyllje vlerësoi tifozët kuqeblu për mbështetjen që i dhanë skuadrës në kryeqytet, dhe kërkoi që ata të jenë përsëri në “Lori Boriçi” në mbështetje të skuadrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img