Tuesday, November 26, 2024

Vllaznia me formacion miks në përballjen e sotme ndaj Flamurtarit për Kupë

Lexo

Problemet me dëmtimet, siç është rasti i Adilit, por edhe mungesa tjetër me senegalezin Dianje që është larguar për në Francë me lejen e drejtuesve të klubit, kanë bërë që trajneri Brdariç të formatojë një formacion ndryshe për sfidën e sotme ndaj Flamurtarit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Më së shumti, ndryshimi ka ardhur në qëndër të mbrojtjes, ku për këtë ndeshje rikthehet kapiteni Gurishta duke pasur në krah Bulatoviç. Spostitmi i Gurishtë në qëndër krijon mundësinë për aktivizimin e Fangajt në të djathtë të prapavijës ndërkohë që majtas do të jetë Hakaj. Krymi, Mustedanagiç, Heriç janë projektuar në repartin e mesfushës, ndërkohë që vijën e parë sulmuese e përbëjnë Da Silva, Gjurgjeviç, Latifi.

Ndërkohë, janë mësuar edhe emrat e arbitrave që do të gjykojnë këtë ndeshje. Ato janë: Blerim Ziri kryesor, Alfred Shkreta, Enea Gjoni anësorë dhe ii katërt është  Kreshnik Cjapi. Në VAR është Adrian Beqiraj dhe në AVAR, Erind Burgu.

Kujtojnë që në prag të kësaj ndeshje, seancën e fundit anti-Flamurtari, Vllaznia e ka konsumuar në Vlorë ku falë mikprititjes së klubit Labëria ka shfytëzuar fushën e klubit të kategorisë së dytë për të zhvilluar minutat e fundit stervitore të pragndeshjes së sotme, Flamurtari-Vllaznia që starton në orën 13:45.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img