Monday, November 25, 2024

(Video) Vllaznia fiton 1-2 në Vlorë çerekfinalen e parë, hap pozitiv drejt gjysëmfinales

Lexo

Flamurtari-Vllaznia 1-2

(Shënues: 75′ Oliveira / 25′, 61′ Mustedanagiç)

E mërkurë, 26 janar 2022, ora 13.45, Stadiumi “Flamurtari” i qytetit të Vlorës

FLAMURTARI – Allmuçaj; Pjeshka, Bicaj, Ramadani, Licaj; Çelhaka, Gocaj, Qarri; Diamanti, De Oliveira, Ribaj. Trajner: Dritan Resuli.

VLLAZNIA – Qarri; Gurishta, Fangaj, Hakaj, Bulatoviç; Krymi, Heriç, Mustedanagiç; Latifi, Çoba, Gjurgjeviç. Trajner: Thomas Brdariç.

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Alfred Shkreta, Enea Gjoni. I katërt Kreshnik Cjapi.

Adrian Beqiraj-VAR dhe Erind Burgu-AVAR

Vllaznia ka hedhur një hap para drejt kualifikimit në gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë teksa ka fituar takimin e parë çerekfinal ndaj Flamurtarit të Vlorës. Takimi i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës ka përfunduar me rezultatin 1 me 2 në favor të Vllaznisë. Një ndeshje kjo që duke parë pozitat aktuale të skuadrave, Vllazninë që luan në Superiore dhe njëkohësisht fituese të Kupës së Shqipërisë në fuqi, por edhe pretendente për fitimin e trofeve të këtij sezoni dhe nga ana tjetër Flamurtarin kukurues në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar, mendohej të ishte e lehtë për skuadrën kuqeblu.

Megjithatë, fusha e lojës foli ndryshe, sepse skuadra vlonjate, në përbërje të cilës bëjnë pjesë emra me shumë përvojë në futbollin shqiptar, mes të cilëve edhe tre futbollistë shkodranë luajti si e barabartë. Madje, ishte Flamurtari që pati rastin më të mirë për të kaluar në avantazh me anë të Diamantit i cili shpëqrdori i vetëm përballë portjerit Qarri.

Dhe, menjëherë pas humbjes së këtij rasti, në momentin më të mirë të vendasve vjen goli i shkodranëve me një aksion të shpejtë të minutës së 25-të ku Latifi pason në mënyrë perfekte për Mustedanagiç dhe ky i fundit nuk gabon duke shënuar golin e avantazhit.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Vllaznisë 0 me 1, ndërkohë që në 45 minutat e dyta, vendasit kërkojnë të reagojnë në kërkim të golit të barazimit, por nuk vonojnë dhe kuqeblutë godasin sërish me një gol të dytë në portën vlonjate. Është përsëri Mustedanagiç, që në minutën e 61-të, pas një topi të marrë nga Hakaj nga a e majta, me një gjuajtje të shpejtë mposht përsëri Alimuçajn duke e çuar avantazhin kuqeblu në 0-2.

Me këtë rezultat të pastër 0 me 2 për Vllazninë udhëtuese u duk se ndeshja u mbyllë këtu. Por, megjithatë, edhe pse pati një rënie të momentit moralisht në radhët e skuadrës vendase, Flamurtari gjeti forca që të sulmojë sërishmi dhe në minutën e 75-të arrin të shënojnë me anë të  një kundrasulmi të shpejtë që konkretizohet me gol nga Olivera.

Gol ky që rrit moralin e vlonjatëve që në minutat në vazhdim vijojnë të këmbëngulin për të gjetur edhe golin e barazimit. Fundi i ndeshjes përfshihet në emocione në radhët e të dy skuadrave, të cilat kanë dy mundësi shënimi, por rezultati nuk ndryshon më duke fiksuar në mbyllje rezultatin 1 me 2 në favor të Vllaznisë. Fitore kjo që shënon një hap përpara të kuqebluve drejt kualifikimit në gjysëmfinale, që gjithësesi zyrtarisht do të vendoset pas dy javës me ndeshjen e kthimit në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img