Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Flamurtari-Vllaznia, takim ky i luajtur pasditen e sotme në stadikumin “Flamurtari” të Vlorës, tekniku i kuqebluve, Thomas Brdariç ka vlerësuar kundërshtarin, ndërkohë që deklaruar si fitues i trofeut të Kupës në fuqi beson kualifikimin në finale.
“Flamurtari nuk është se është një ekip i thjeshtë, kemi dhe ndeshje në fundjavë me Kastriotin. E dinim që përpara ndeshjes që duhet të merrnim maksimumin. Synimi i parë është vetëm fitorja, më pas dhe lojtarët duhet të tregojnë veten. Synimi i parë është që të kalojmë në raundin tjetër. Ne jemi kampionët në fuqi të Kupës dhe me kohën shkon çdo gjë. Mendoj se e mbajtëm mirë ndeshjen sot, i thash lojtarëve se nuk ka rëndësi se cili shënon.”, është shprehur Brdariç.
Ndërkohë, që duke folur për lëvizjet në formacion, ku për hirë të së vertetes sot ishin të shumta, ai tha: “Ka dhe lojtarë që nisin nga stoli se kemi dhe ndeshje të tjera si Kastrioti në fundjavë.”