Monday, November 25, 2024

Futboll Femra/Vllaznia-Partizani, të shtunën në “Reshit Rusi”, gjysëmfinalja e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Pas fitores 7-0 të çerekfinales të luajtur javën e kaluar përballë Murlanit,  Vllaznia e futbollit të femrave vazhdon rrugëtimin e saj në Kupën e Shqipërisë. Shorti gjysëmfinal e ka vendosur të luajë përballë Partizanit, takim i cili do të luhet këtë fundjavë në Shkodër.

Në pritje të kësaj ndeshje, skuadra kuqeblu zhvilloi edhe një miqësore testuese përballë Mitrovicës kampione e Kosovës, të cilën e fitoi me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Megi Doçi dhe Luçie Gjini. Miqësore kjo që sipas trajnerit Nikolin Leka, i shërbeu Vllaznisë të kolaudohet në mënyrën më të mirë për gjysëmfinalen me Partizanin.

Me përjashtim të dy qëndërmbrojtesve të dëmtuar më herët, Bajraktari dhe Rrahmani, pjesa tjetër e skuadrës është gati për gjysëmfinalen ndaj Partizanit.

Në kampin kuqeblu janë të mobilizuar dhe të bindur që Vllazni, jo vetëm që shkon në finale por edhe do të jetë fituese e trofeut të këtij sezoni për kompeticionin e Kupës së Shqipërisë.

Për t’u theksuar është se gjysëmfinalja, Vllaznia-Partizanin në futbolll femra do të luhet në stadiumin “Reshit Rusi”, tapeti i të cilit, pas rreth katër muajsh punime, tashmë është gati për të pritur një sfidë zyrtare.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img