Pallati i sportit “Qazim Dervishi” i qytetit të Shkodrës pret sonte ndeshjen e javës së nëntë të Ligës Unike në basketboll meshkuj, atë mes Vllaznisë vendase dhe Kamza Basket udhëtuese.
Më herët, në ballaqimet e dhjetorit të vitit të kaluar kur skuadrën e drejtonte trajneri malazez, Nikola Milatoviç, Kamza basket që drejtohet nga trajneri shkodran Eni Llazani ka dalë fituese.
Në përballjen e sotme, Vllaznia-Kamza Basket, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Ligës Unike në basketboll për femra, kuqeblutë e Vllaznisë drejtohen nga trajneri i ri nga Kosova Fabian Gjuka, i që prej së shtunës së kaluar ka mbërritur në Shkodër duke drejtuar përgatitjet e Vllaznisë.
Krahas trajneri Gjuka, sot bëjnë debutimin e tyre të parë me uniformëm kuqeblu edhe dy blerjet e reja të merkatos së janarit, basketbollistët amerikanë, Avi Toomer dhe Rahsaan Ëilliams.
Për ta kaluar me sukses këtë ndeshje trajneri Gjuka dhe drejtuesit e Shoqatës sxë Basketbollit Vllaznia, kërkojnë mbështetjen e tifozërisë shkodrane, për të cilën shpresojnë që të jetë sa më e shumtë në numër në mbështetje të skuadrës kuqeblu.