Regi Lushkja është futbollisti më i ri i Sherif Tiraspolit. Lojtari nga Kavaja mbylli aventurën e tij 6-vjeçare në Shqipëri me një supergol, ndërsa këtë të mërkurë është prezantuar dhe nga kampionët e Moldavisë. 25-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovinimi.
Regi Lushkja mund ta nisë aventurën e tij me ekipin e ri me një sfidë mjaft delikate, pasi moldavët sfidojnë portugezët e Bragës në raundin e 1/16, në Europa League.