Sunday, November 24, 2024

Vllaznia U-14 kryeson renditjen e kampionatit të grupmoshës U-15. Spikat Emanuel Vukaj me 27 gola të shënuar

Lexo

Akademia e Futbollit Vllaznia ka krijuar një traditë të mirëfilltë në punën cilësore që bëhet me ekipet e moshave. Përgjithësisht, të gjitha ekipet e kësaj Akademie, që nga grupmosha U-9 dhe deri tek U-19 dhe U-21, po bëjnë një përformancë shumë të mirë në konkurimin e Kampionateve, Rajonale, Kategorisë së Parë dhe Superligës Kombëtare, ku ato bëjnë pjesë.

Pjesë e tyre është edhe ekipi Vllaznia U-14, i cili i drejtuar nga trajneri Astrit Premçi dhe kolegu i tij Gjengis Bandula, kryeson me mjaft meritë Kampionatin Rajonal të grupmoshës U-15. E veçanta e kësaj skuadre, në gjirin e së cilës bëjnë pjesë elementë të talentuar dhe që premtojnë shumë për të ardhmen, ka të bëjë me faktin që ato, edhe pse konkurojnë me ekipet rivale të një viti më të rritur, U-15, kanë arritur t’i sfidojnë kundërshtarët në përballjet direkte.

Vetëm në tre ndeshjet e fundit të fituara prej saj, Vllaznia U-14 ka arritur të shënojë plot 15 gola. Arra e Madhe-Vllaznia U-14( 2-5) me 5 gola të shënuar nga Emanuel Vukaj, Vllaznia U-14-Ada(3-1) me 2 gola të shënuar nga Emanuel Vukaj dhe 1 nga Arsen Bega, Vllaznia U-14-The Door (7-0) ku 5 gola shënohen nga Emanuel Vukaj, dhe nga 1 Arsen Bega dhe Eglis Ramadani. Në tërësi, përfshi edhe ndeshjet e tjera të kampionatit, Emanuel Vukaj kryeson listën e golashënuesve të Kampionatit U-15 me 27 gola.

Formacioni i Vllaznia U-14: Firedus Dyli, Drivi Sheqi, Izri Sala, Arlind Ymeraj, Arsen Bega, Rajli Bizi, Klejdt Bushati, Erdis Valikaj, Enes Repaj, Emanuel Vukaj, Aiges Lekiqi. Trajner: Astrit Premçi dhe Gjengis Bandula.

Një tjetër sukses i arritur nga ekipi U-14 është edhe prania në ekipin kombëtar të grupmoshës U-15 të tre futbollistëve të kësaj skuadre: Emanuel Vukaj, Klejdt Bushati, dhe Drivi Sheqi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img