Friday, September 20, 2024

Kategoria e Dytë-Java e 12-të/ Murlani shpartallon Internacional dhe mbërrin në vendin e katërt të renditjes

Lexo

Murlani-Internacional 6:0

(Shënues:Kaçubela(2), Mila, Lani, Mballani/ Hasanaj autogol)

Faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Dytë ka nisur në mënyrën më të mirë për Murlanin. Skuadra e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa ka pritur sot në fushën sportive të Barbullushit Internacional të Tiranës, ndeshje kjo për llogari të javës së 12-të, Grupi A. Një kundërshtar që realisht i dobët pasi renditet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit, por kjo nuk do të thotë se murlanasit nuk e kanë bërë mirë detyrën e tyre.

6 me 0 në favor të vendasve ka përfunduar kjo ndeshje. Fitore që ka ardhur në sajë të dopietës së kapitenit Kaçubela, si dhe të 1 goli nga Mila, Lani dhe Mballani. Ndërkohë goli një tjetër gol në portën e Internacionalit, që në fakt ishte edhe i pari i takimit ka qënë një autogol i Hasanajt që gabimisht e dërgon topin në rrjetën e portës së tij. Një tre pikësh ky që e ngjitë Murlanin në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit.

Duket se lëvizjet në merkaton dimërore kanë dhënë efektin e duhur pozitiv për konsilidimin e skuadrës, e cila pritet që në javët e ardhshme të bëjë edhe më mirë. Ndonëse, pa përvojën e duhur, pasi Murlani ka vetëm dy vite jetë, me ecurinë kaq pozitive që po paraqet në fushën e lojës, kualifikimi në kategorinë e parë nuk do të jetë i largët.

Në takimet e tjera të Kategorisë së Dytë, Grupi A, Luzi 2008 ka fituar me rezultatin 6-0 ndaj Gramshit, Iliria ka mundur Shënkollin 3-1, si dhe Oriku fitoi në transfertë ndaj Bulqizës me rezultatin 1-4.

Pas ndeshjeve të sotme, Grupin A të Kategorisë së Dytë vazhdon ta kryesojë Luzi  2008, tashmë në kuotën e 28 pikëve, i ndjekur me dy pikë më pak nga Oriku, ndërkohë që Gramshi është në vendin e tretë me 24 pikë, si dhe Murlani që me fitoren e sotme mbërrin në vendin e katërt me 22 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img