Saturday, November 23, 2024

Futboll Femra-Murlani, “mesazh” domethënës rivalëve, sfidon Tiranën AS 7-0, objektivi për kreun

Lexo

Murlani-Tirana AS   7:0

(Shënuese:Selimi(2), Luiz Cabral(2), Bispo Santana(2), Jaku)

Kur trajneri i KF Murlani në futboll femra, Arben Parmeza deklarohej javën e kaluar shumë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, edhe pse kishte pësuar një humbje të thellë nga Vllaznia për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, të dukej si jo shumë bindëse. Por, analiza dhe gjykimi i teknikut Parmeza duket se ishte reale, sepse ai e shikonte qartazi gjendjen dhe rritjen e parametrave të të skuadrës së tij. Dhe, kjo nuk vonoi të dilte në dritë duke i dhënë të drejtë teknikut murlanas.

Një gjë e tillë ndodhi sot në fushën sportive të Barbullushit, ku Murlani kishte përballë një skuadër të përgatitur dhe traditë si Tirana AS, ndër të parat që ka nisur aktivitetin e futbollit të femrave në Shqipëri. 7 me 0 ishte rezultati në përfundim të krejt ndeshjes në favor të Murlanit duke e kthyer në festë mjedisin sportiv të tifozërisë murlanase.

Shtatë golat e shënuar në sfidën e sotme ndaj Tiranës AS kanë për autore katër futbolliste, Selimin dhe dy brazilianet Luiz Cabral dhe Bispo Santana që shënuan nga dy gola, si dhe Paula Jakun me një gol.

Duke i hedhur një vështrim lojës së Murlanit në këtë ndeshje, duhet thënë se krahas të tjerave, në rritjen e cilësisë dhe përformancës së skuadrës, një ndikim jo të vogël ka dhënë rikthimi pas një pauze disi të gjatë i sulmueses Paola Jaku, por edhe të brazilianeve që u bënë pjesë e skuadrës në merkaton e janarit.

Një rezultat ky befasues për një skuadër të re që vetëm pak muaj ka që është formuar, por me atë që tregoi sot në përballjen me Tiranën AS, përcolli një mesazh domethënës në drejtim të rivalëve të Superligës së futbollit të femrave.

Mesazhi ka të bëjë me atë që vetë trajneri Parmeza ka deklaruar ditët e fundit se Murlani synon të renditet në tre skuadrat më të mira të kampionatit, dhe se me atë që u pa në këtë ndeshje, një gjë e tillë duket e realizueshme. Tre pikëshi i sotëm i shërben pikërisht këtij objektivi, sepse e ngjitë Murlanin në kuotën e 16 pikëve duke mbërritur tek vendi i pestë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img