Java e parë e fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit amator 5×5 për Rajonin Verior i organizuar nga Zyra Rajonale e Futbollit Shkodër ka rikonfirmuar formën e mirë sportive që po kalon ekipi “Air Albania”, i cili ishte edhe kampion i dimrit. Në start të fazës së dytë, Air Albania u ndesh me ekipin e Gurit të zi, ndeshje kjo që prodhoi 14 gola, dhe që në fund nxori fitues Air Albania 9-5.
Në përballjet e tjera, Panters fitoi thellësisht 10-5 ndaj Shqiponjës, ndërkohë që Manchester mundi Vllaznimin 6-2 dhe Dom Bosko fitoi ndaj Olimpik 3-2.
Pas javës së parë të fazës së dytë, Kampionatin Kombëtar të Futbollit amator 5×5 për Rajonin Verior e kryeson Air Albania me 24 pikë e ndjekur nga Panters me 16 pikë, Manchester, Dom Bosko dhe Shqiponja me nga 12 pikë, Vllaznimi 9 pikë, Guri i Zi 7 dhe Olimpik 3 pikë.
Rrezulatet e Javës së 1, Faza e 2-të
Vllaznimi – Manchester (2-6)
Olimpik – Don Bosko (2-3)
Air Albania – Gur i Zi (9-5)
Panters – Shqiponja (10-5)
Renditja
1.Air Albania 24 pike
- Panters 16
- Manchester 12
- Don Bosko 12
- Shqiponja 12
- Vllaznimi 9
- Gur i Zi 7
- Olimpik 3