Wednesday, November 27, 2024

Basket Meshkuj/ Vllaznia humb finalen e Kupës së Shqipërisë, Tirana-Vllaznia 77-63

Lexo

Kuqeblutë nuk ia dalin në kryeqytet.  Pas një ndeshje të shoqëruar me plot rivalitet dhe luftë të fortë sportive, finalja në mes Tiranës vendase dhe Vllaznisë mysafire ka përfunduar me rezultatin 77 me 63.

Takimi i luajtur mbrëmjen ne sotme në pallatin e sportit, “Fahrie Hoti” ka filluar më mirë për Vllazninë, e cila kryson në rezultat. Më pas, loja nis të ekuilibrohet duke marrë krysimin herë njëra skuadër dhe herë tjetra.

Gjatë periodës së tretë, por edhe të katërt, regjistrohen disa barazime, më pas vendasit të mbështetur edhe nga tifozëria bardheblu nisin të krijojnë shkëputjen që duke përfituar edhe nga disa gabime të Vllaznisë diferenca shkon shkon në dhjetë pikë.

Kuqeblutë japin një shkëndijë teksa e ngushtojnë dukshëm diferencen, por më pas lëshojnë përsëri, derisa fund ii ndeshjes fikson rezultatin 77-63 për Tiranën.

Në mbyllje të takimit, Federata Shqiptare e Basketbollit ka organizuar ceremoninë e mbylljes së kompeticionit të Kupës së Shqipërisë ku ka qënë vetë Presidenti Avni Ponari që i ka dorëzuar kapitenit bardheblu Redi Vogli Kupën e Shqipërisë për sezonin 2021-2022.

Humbem nje finale te rendesishme dhe shume zhgenjyese per ne! Kemi perpara kampionatin dhe shpresojm te rikthehemi me te forte! Forca VLLAZNIA

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img