Sunday, November 24, 2024

Lazër Matija, Kryetari i ri i SHRF Shkodër. Votimi mes dy kandidatëve, Kujtim Shaba-Lazër Matija 8-15

Lexo

Që prej ditës së sotme, Kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër është Lazër Matija. Post të cilin zoti Matija e mori pas votimit të delegatëve në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, e cila zhvilloi punimet ditën e martë në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” Shkodër. Përpara fillimit të punimeve të kësaj Asambleje, u mbajt një minutë heshtje në nderim të figurës së madhe të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Ramazan Rragami, që u nda nga jeta pak kohë më parë.

Në garë për postin e kryetarit të kësaj shoqate ishin dy figura të njohura të futbollit shkodran në vite, Kujtim Shaba dhe Lazër Matija. Nga sa bëhet e ditur në proçesin e votimit kanë marrë pjesë përfaqësues të 20 shoqatave dhe klubeve të futbollit rajonal Shkodër, ku në përfundim të votimit rezultati final ka qënë 15-8 në favor të kandidatit Lazër Matija.

Por, për kandidatin humbës, Kujtim Shaba, proçedura e zhvillimit të asamblesë si dhe përzgjedhja e delegatëve me të drejtë vote nuk ka qënë e rregullt. Një gjë të tillë ai e deklaroi përpara mediave në mbyllje të krejt proçesit duke akuzuar rëndë se proçesi në fjalë është i trukuar.

Ndërkohë, më herët, Shaba pati edhe një reagim tjetër. Pasi ka përshëndetur antari i KE të FSHF-së, Bardhyl Jera, raportit të mbajtur nga kryetari i mëparshëm i SHRFSH, Armando Cungu, si dhe paraqitjes që të votimit nga përfaqësuesi i Zyrës Rajonale të FSHF-së Shkodër, Klazër Shkëmbi, organizatorët e Asamblesë kërkuan që përfaqësuesit e medias të dalin nga salla. Një gjë e tillë është kundërshtuar ashpër nga kandidati Shaba, i cili kërkonte që media të qëndronte brenda në sallë për të ndjekur nga afër proçesin në fjalë.

Më tej, edhe pse kërkesa e kandidatit Shaba nuk është marrë parasysh, gjërat janë normalizuar, dhe në mbyllje të proçesit të votimit, rezultati ka qënë 15 me 8 në favor të Lazër Matisë, i cili merr kështu drejtimin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër duke zëvëndësuar paraardhësin, Armando Cungu.

Në prononcimin e dhënë për mediat, kryetari i ri i sapozgjedhur, Lazër Matija, shpalosi një pjesë të programit dhe të projekteve të tij në drejtimin e SHRFSH. “Është një moment i veçantë për mua dhe futbollin në rajonin e Shkodrës duke qënë se sot u zhvilluan zgjedhjet. Shoqatat më zgjodhën mua si Kryetar të ri dhe do punoj e kontribuoj për ta rrit cilësinë e futbollit në shoqatën tonë, për ta bërë një shoqatë model ashtu siç i takon djepit të futbollit shqiptar. Dua të falenderoj të gjitha shoqatat që më propozuan dhe më votuan por edhe ata që votuan për kandidatin tjetër. Ne do të punojmë të gjithë sëbahku që të rrisim cilësinë e futbollit në shoqatën tonë. Mendoj se ishte nje proces shumë i mirë, një proces transparent, zgjedhjet më demokratike që mund të zhvilloheshin ashtu siç i shkon Shkodrës, me transparencë dhe mirëkuptim. Edhe kundërshtari im e pranoi rezultatin dhe mendoj se kjo është fitorja më e madhe: pranimi i rezultatit nga të gjitha palët”, theksoi Matija.

Ndërkohë, kandidati humbës Kujtim Shaba, edhe pse rivali i tij Matija gjatë prononcimit të tij për mediat konfirmoi se ka marrë urimet e Shabës për fitoren e garës, ka mbajtur një qëndrim tjetër në komunikimin me median, duke hedhur një sërë akuzash për parregullsi të zhvillimit të Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Madje, ai ai ka deklaruar se me juristët e tij do ta ndjekë çështjen në fjalë në proçese gjyqësore.

Nrahas zgjedhjes së kryetarit të ri, Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Futbollit Shkodër miratoi edhe tre delegatët e saj që do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, që janë: Lazër Matija, Edi Martini dhe Alfred Pjetri. Gjithashtu, në Asamblenë e sotme u propozua për President i FSHF-së, Armand Duka, ndërkohë që për anëtar Komiteti Ekekutiv u propozua Bardhyl Jera.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img