Friday, September 20, 2024

Kupa e Shqipërisë/ Oraret e katër ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Lexo

Katër ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen në mesjavë. Sfida e parë do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Elbasan Arena” ku do të vihen përballë njëra-tjetrës Teuta dhe Skënderbeu duke filluar nga ora 16:45. Përballja e parë ka përfunduar me fitoren 1-0 të ekipit durrsak.

Tre sfidat e tjera të çerekfinaleve do të luhen të enjten. Laçi pret Egnatian në shtëpi në ora 13:45 me sfidën e vajtjes që është mbyllur në barazim 1-1. Po në këtë orë në Shkodër do të zhvillohet sfida tjetër Vllaznia-Flamurtari me shkodranët që vijnë më të favorizuar pasi kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.

Kjo fazë mbyllet me derbin e kryeqytetit Partizani-Dinamo, sfidë që nis në ora 18:00 e që luhet në stadiumin “Air Albania”. Takimi i parë është mes tyre përfundoi në barazim 1-1. Këto katër sfida do të përcaktojnë më tej edhe ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img