Saturday, November 23, 2024

Kualifikohet në gjysëmfinalen e Kupës, Arapi kërkon fitore edhe të dielen për kampionat ndaj Vllaznisë

Lexo

Ndonëse fitoi me shumë vështirësi ndaj Skënderbeut me rezultatin minimal 1 me 0, falë atij goli shënuar nga shkodrani Rubin Hebaj, kualifikimi në gjysëmfinale e bën optimist trajnerin e Teutës Renato Arapi për të kërkuar fitimin e trofeut, që mund të ishte edhe shpëtimi i sezonit për durrsakët. Në prononcimin e dhënë për Supersport menjëherë pas ndeshjes, ndërsa analizon ballafaqimin e sotëm me Skënderbeun, Arapi prek edhe ndeshjen e fundjavës ku Teuta do të jetë mysafire në “Loro Boriçi” kundër Vllaznisë.

“Për momentin ndoshta po se jemi të fokusuar për të shpëtuar sezonin totalisht te Kupa dhe me këtë kualifikim besoj se kemi bërë një hap të rëndësishëm. Sigurisht që ka shumë gjëra për të rregulluar por pozitive ishte kthimi te fitorja pas asaj humbje me Partizanin. Përderisa them që synimi është Kupa, do të tentojmë për ta fituar. Por në këtë moment që jemi, kampionati është i vështirë. Do të mundohemi të marrim maksimumin, sot kemi fituar Jazxhi dhe Beqjan. Kjo do të thotë që në ekip është punuar me të rinjtë dhe kemi të tjerë që mund t’u jepet mundësia. Faktet e flasin vetë ku e kemi problemin. Jemi fokusuar të rregullojmë pjesën e mbrojtjes, po ta shihnit nga e majta e Skënderbeut na erdhën probleme. Me futjen e Todorovskit, edhe pse nuk ka qenë 100% se ka qenë për kohë të gjatë jashtë për shkak të COVID. Duhet të përmirësojmë edhe fazën sulmuese. Por edhe koha nuk ka qenë për të punuar për të dy pjesët, jemi fokusuar më shumë për të rregulluar problemet në mbrojtje.

Europa nga kampionati është e vështirë, por do të synojmë minimalisht vendin e katërt. Por varet edhe nga rezultatet se kemi ndeshje të vështira. Një fitore me Vllazninë mund të na futë në garë për vendin e katërt”, u shpreh tekniku i Teutës, Renato Arapi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img