Teuta është skuadra e parë e kualifikuar në gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët eleminuan dje Skënderbeun duke fituar 1 me 0 me gol të shënuar nga shkodrani, Rubin Hebaj.
Ndërkohë, tre skuadrat e tjera gjysëmfinaliste mësohen sot pas dueleve që do të luhen në Shkodër, Laç dhe Tiranë me çiftet, Vllaznia-Flamurtari, Laçi-Egnatia dhe Partizani-Dinamo.
Dy sfidat e para që do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” dhe atë të Laçit, startojnë në orën 13:45. Ndërkohë, derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo luhet në stadiumin kombëtar, “Air Albania” duke filluar nga ora 18.00.