Tuesday, November 26, 2024

Pragndeshja, Vllaznia-Flamurtari. Trajneri vlonjat shpreson përmbysjen në “Loro Boriçi”

Lexo

Ashtu si edhe kapiteni Andi Ribaj, edhe trajneri i Flamurtarit, Dritan Resuli shpreson në një përmbysje të rezultatit në ballafaqimin e sotëm që do të luhyet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 13.34.

“Kupa nuk është prioritet për ekipin tonë. Megjithatë, në Shkodër do të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze. Duke iu referuar edhe ndeshjes së parë në Kupë që e luajtëm në Vlorë, ne kemi marrë masat dhe kemi përmirësuar edhe disa situata që na ndodhën për çështje disekuilibri në ndeshjen e parë, kështu që do të futemi në fushë të paraqitemi denjësisht siç i ka hije Flamurtarit. Nuk është ndeshje me presion për ne, por na ndihmon shumë për ndryshimin e ritmit, pasi në këtë kategori që luajmë kemi vështirësi të tjera dhe të terrenit.”, shprehet fillimisht Resuli.

“Realisht, Flamurtari nuk e ka në objektiv Kupën e Shqipërisë, por shanset e përmbysjes nuk vihen në diskutim nga vlonjatët. Zhvillimi i 90 minutave është me episode dhe varet me momente pozitive nëse ne reagojmë dhe nëse shfrytëzojmë rastet dhe na dalin për mirë, pse jo, edhe mund të kualifikohemi. Patjetër që kemi shanset tona edhe për ta përmbysur rezultatin.

Megjithatë, edhe pse nuk e kemi në objektiv Kupën, kjo nuk do të thotë që e shohim me nënvlerësim. Përkundrazi, ne do të bëjmë gjithçka për një paraqitje sa më te mirë dhe të tregojmë vlerat që kemi. Kam lojtarë me eksperiencë në ekip dhe i kemi të gjitha mundësitë edhe për të përmbysur rezultatin e të kualifikohemi”, theksoi njëshi i pankinës vlonjate, Dritan Resuli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img