Monday, November 25, 2024

Futboll Femra/Kombëtarja e femrave në Ulqin-Trajneri Grima, miqësore testuese brenda vedit

Lexo

Shqipëria e femrave është duke zhvilluar një grumbullim 10-ditor në Ulqin, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit 2023, me ndeshjet që do të rinisin nga muaji prill. Nën urdhrat e trajnerit Armir Grima dhe stafit të tij janë 23 lojtare, pjesë e kampionatit shqiptar, por edhe atij kosovar.

Kombëtarja është grumbulluar që prej ditës së martë, teksa këtë të premte trajneri shqiptar ka ndarë skuadrën në dy grupe, ku ka zhvilluar një test brenda grupit për të provuar elementët e ftuar në këtë grumbullim dhe për të parë gjendjen e tyre fizike dhe mënyrën se si sillen në fushë.

Në këtë ndeshje provë u vunë përballë të gjitha futbollistet e grumbulluara, me testin që rezultoi pozitiv për stafin kuqezi dhe trajnerin Grima, i cili u shpreh i kënaqur nga impenjimi i lojtareve dhe paraqitja e tyre në këtë ndeshje në aspektin kualitativ.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img