Sunday, November 10, 2024

Basket Meshkuj-Vllaznia dhuron spektakël në kryeqytet, mund Tiranën 110-116

Lexo

Tirana-Vllaznia 110-116

(26-20, 21-26, 29-16, 22-37, 11-17)

E diele, 13 shkurt 2022, ora 18.00, Pallati i sportit “Fahrie Hoti” Tiranë

Vllaznia: Butler(31), Shestani(21), Cooper(19), Ëalker(18), Toomer(9), Dabbs (9), Rakaj(7), Bekteshi(2), Memçaj, Gjeçaj, Kruja, Charles, Trajner: Fabian Gjuka

Arbitër: E. Koçi, E. Gjoni, K. Canaj

Tirana-Vllaznia, ka qënë padyshim ndeshja më e bukur e javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj, Kategoria e Superligës. Sfida e luajtur mbrëmjesn e së dieles në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” të kryeqytetit është zhvilluar me një rivalite të fortë, ku për të përcaktuar fituesin është dashur koha shtesë.

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Fabian Gjuka ka dhuruar spektakël, teksa duke qënë më e saktë në kohën shtese e ka fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm, 110 me 116.

Dy periodat e para kanë qënë, njëra për vendasit që e fituan atë 26-20, ndërkohë që kuqeblutë fitojnë të dytën 21-26, por që pjesa e parë është e bardhebluve me rezultatin 48-46.

Tirana vijon të luajë më mirë edhe në periodën e tretë, ku duke e fituar atë me shifrat 29-16 kryeson me rezultatin 77-62.

Spekakli i skuadrës shkodrane vjen në periodën e katërt, atëherë kur djemtë e drejtuar nga tekniku Gjuka janë të papërmbajtëshëm në parketin e pallatit të sportit “Fahrie Hoti”. Një periodë kjo ku Vllaznia del fituese me shifrat 23 me 37 duke bërë që koha e rregullt të përfundojë në barazim 99-99. Pesë minutat shtesë janë të skuadrës kuqeblu, e cila duke e fituar atë 11-17 fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 110-116.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img