Në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës përballen Vllaznia dhe Bylis për Superligën e 21 vjeçarëve. Një ndeshje kjo më e rëndësishmja e kësaj jave, rezultati i së cilës pritet të jetë përcaktues për fatin e titullit kampion. Miqtë nga Ballshi viojnë si kryesues të kampionatit me pikë të barabarta me Dinamon, ndërkohë që Vllaznia pritëse është e treta në renditje për momentin, por që sot ka rastin të frenojë Bylisin kryesues për tu barazuar me të.
Për Joald Ivzikun, golashënuesin Vllaznisë U-21 të pjesës së parë të kampionatit, kjo është një ndeshje e vështirë, pasi për mungesë hapësire tek kuqeblutë, në merkaton e janarit kaloi tek Bylis.
Por, në të njëjtën kohë, me shumë emocion po e përjeton këtë pragndeshje edhe i ati i Joaldit, Zamir Ivziku, një ish punonjës i televizioneve në Shkodër, që sot jeton jashtë vendit.
“Vllaznia U21- Bylis U21. Ndeshje kjo që përcakton rrugën drejt titullit kampion, vetem se me një ndryshim. Joald o shoku jem, uroj ma t’ miren për ty në këtë ndeshje, uroj tjesh vetvetja babi, shpresoj në një paraqitje dinjitoze dhe të arrini fitoren e radhës, dhe pse me keq ardhje kundra dy ngjyrave që u rrite si sportist. Forca kampion, duam gooooool.”, shkruan Zamir Ivziku në një postin të shpërndarë në rrjetet sociale.