Friday, September 20, 2024

Memelli me “dhimbje koke”, Skënderbeu me me tetë mungesa në duelin për mbijetesë

Lexo

Rezultatet negative që kanë pasur njëra-tjetrën si dhe forma në të cilën po kalon ekipi korçar kanë vështirësuar së tepërmi situatën në Korçë. Në kushte të tilla, me tetë lojtarë thuajse jashtë për ndeshjen e radhës, kushdo do të ishte me dhimbje koke dhe kjo vlen edhe për Migen Memellin.

Në ndeshjen më të rëndësishme në këtë pikë të sezonit, kur duhet të matin forcat me një ekip si Egnatia që ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh por një vend më poshtë në klasifikim, Skënderbeu shkon në këtë transfertë me një mal me mungesa dhe vështirësi për ndërtimin e formacionit.

Me të gjithë prapavijën jashtë për këtë takim dhe vetëm Dajan Shehin të gatshëm për të luajtur nga minuta e parë, me një lojtar të gatshëm nga reparti difensiv dhe mungesat e tjera në skuadër, Memelli është i gatshëm të kalojë në një rreshtim të ri, duke ndryshuar nga 3-5-2 në një 4-4-2 klasik.

Me Rexhepin në portë, Shehi në qendër të mbrojtjes do të luajë Bajrami, i cili rikthehet pas shumë javësh si titullar në një takim. Ndërsa për të kompletuar repartin e mbrojtjes pritet që Frashëri dhe Andoniadhis të ndajnë nga një krah loje.

Në mesin e fushës pritet që në krahun e djathtë të luajë Berisha dhe në të majtë të mesfushës Vangjeli, me Marën në qendër dhe Aliin që pritet të jetë zëvendësuesi i Zhan Viktorit të pezulluar për këtë takim. Sulmi do të ndërtohet me shumë mundësi nga Mensah në majë dhe një mes shkodranëve Pusi e Nikaj në shërbim të tij, me 19- vjeçarin Nikaj shumë herë më të avantazhuar për të nisur takimin si titullar.

Një formacion emergjent që deri në këto momente duket se është e vetmja zgjidhje për Memellin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img