Tuesday, November 26, 2024

Gjykata pezullon zgjedhjet në FSHF, nuk do të bëhen më 2 mars

Lexo

Gjykata pezulloi zgjedhjet në futbollin shqiptar dhe ka zbardhur vendimin e marrë në lidhje me denoncimet që ka pasur nga shoqata rajonale të futbollit në vend.

VENDIMI I GJYKATëS

Ju informoj se kërkesa me nr. 274 Aki, e cila u gjykua nga gjyqtare znj. Fida Osmani me kërkues: Akademia Luftëtari dhe person të tretë: Federata Shqiptare e Futbollit, me objekt: marrjen e masës së sigurimit të padisë ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së palës kërkuese.lg.php.gifMarrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur:

1.Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit nr. 1, datë 10.1.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe зdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë;

2.Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit të datës 21.01.2022, të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe të зdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë;

3.Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, në ushtrimin e kompetencave të tij statutore, për organizimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veзantë në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. U shpall në Tiranë më datë 17.02.2022.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img