Sot, Kategoria Superiore ngre siparin e javës së 22-të me dy ndeshje tepër të luftuara që premtojnë spektakël.
Të parët që do të zbresin në fushë do të jenë Skënderbeu me Vllazninë. Në orën 16:45 në Korçë të dy skuadrat do të përplasen për objektivat e tyre, të cilat kanë marrë kahe të kundërta. Nga njëra anë Vllaznia kërkon tre pikët që e ndajnë nga zona europiane, ndërsa Skënderbeu kërkon të njejtin rezultat për të ringjallur lu.ftën e mbijetesës.
Ndërkohë në mbrëmje vëmendja kalon e gjitha në “Elbasan Arena”, vend në të cilin është zhvendosur derbi i kryeqytetit. Dy klube me peshë të futbollit shqiptar do të masin forcat me njëri-tjetrin në orën 19:45, megjithëse këtë herë janë larg lavdisë së dikurshme dhe në jo në pozicionin ku jemi mësuar ti shohim përgjatë historisë në tabelën e renditjes