Skënderbeu 2-2 Vllaznia
Abissnet Superiore / Java e 22-të
Një ndeshje më të vërtetë spektakolare ishte ajo e luajtur në Korçë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Takimi përfundoi 2-2, teksa tensioni shoqëroi gjithë sfidën.
Të parët që shënuan ishin vendasit me Nikaj në minutën e 24-të. Shkodranët do përmbysnin gjithçka me Da Silva dhe Mustedanagiç, me golat që u realizuan përkatësisht në minutat 40′ dhe 53′
Një episod tejet i diskutueshëm do vinte në minutën 77, kur Zogoviç pati një kontakt me Vrapin dhe për kryesorin Laver Alla është penallti. 11 metërshi për pritësit u konfirmua edhe nga VAR, pas disa minutash rishikim. Jo vetëm kaq, pasi portieri i ekipit të Brdariç, Zogoviç lë skuadrën me një lojtar më pak, pasi u ndëshkua me të kuq.
Nga pika e bardhë do nisej Zguro. Lojtari i Skënderbeu nuk fal dhe çon topin në rrjetë.
Me këtë rezultat, Vllaznia është e katërta me 35 pikë, ndërsa djemtë e Memellit janë të fundit me 17 pikë.