Dinamo barazoi pa gola në derbin e kryeqytetit kundër Partizanit. Bledar Devolli është shprehur se skuadra e tij çaloi shumë për sa i përket pjesë së mesfushës dhe sulmit.
Duke folur për emisioni “Gol pas Goli”, tekniku theksoi se Partizani ishte një kundërshtar i fortë, ndërsa shtoi se në mbrojtje ishin mirë, por ndeshja sipas tij ishte e shëmtuar.
Ndeshja: “Është e vërtetë sepse kemi luajtur kundër një ekipi që është më në formë për momentin, kanë një ekip shumë të shpejtë, e kam thënë edhe në ndeshjen e parë që kanë lojtarë të shpejtë, me Skukën akoma më shumë, bëjnë presion. Kemi bërë një hap para në aspektin e mbrojtjes sepse nuk pësuam gol, por një hap prapa në aspektin taktik.”
1 lojtar më shumë: “Në momentin që doli Murataj menduam se fituam ndeshjen, më mirë kur ishim 11 me 11 sesa kur kishim superioritet numerik. Duhet punë dhe të marrim pikë që të mund të shpëtojmë.”
Ku çaloi sot? “Në ndeshjet e tjera kemi bërë lojë, ndërsa sot bëmë një hap prapa në aspektin e lojës, por kishim një kundërshtar të fortë.”
Reginaldo dhe Denisson, mungesa e rezultateve: “Ndoshta na prishi punë dalja e shpejtë e Imamit. Reginaldon nuk e ndihmuam, plus ka qenë edhe pak pa stërvitje pasi pësoi dëmtim në dy ndeshjet e fundit. Nuk i vë faj sepse nuk shkelëm vijat fundore, çfarë llogari t’i kërkoj.”
Ibraimi: “Se bëmë pjesën siç duhet edhe Ibraimin nuk e futëm në punë dhe në momentin, nuk e shkelëm asnjëherë zonën e kundërshtarit ose në raste të rralla me Bardhin. Por çfarë t’i kërkoj sulmuesit kur nuk futet asnjë top në zonë”.