Saturday, November 23, 2024

(Video)Taekwondo-“President’s Cup G2 Albania 2022”. Shkodrania Menida Meta, medalje bronxi mes 50 shteteve garuese

Lexo

Sporti i Taekwondosë ka mbajtur në qytetin e Durrësit një nga aktivitetet më të rëndësishme të shkallës ndërkombëtare. “President’s Cup G2 Albania 2022” është quajtur Turneui ku morën pjese 50 shtete me mbi 1400 sportist. Pjesë e sportistëve të kombëtares së Shqipërisë kanë qënë edhe përfaqësuesit e ekipit Vllaznia që drejtohen nga trajneri i pasionuar, Elion Puka.

Menida Meta në peshën  33 kg, Isra Meta pesha 46 kg junior, Irsa Osmanagiq 55 kg junior dhe Enisa Shabaj 59 kg junior garuan me plot dinjitet në peshat e tyre përkatëse.

Paraqitjen më të mirë e ka bërë sportistja e talentuar, Menida Meta, e cila edhe pse me një konkurence  të ngjeshur dhe mjaft të vështirë me sportiste të niveleve botërore arrin të mposhtë në tapet kundërshtaren e saj nga Gjermania me një rezultat të pastër 15-8.

Me këtë fitore, Menida Meta kualifikohet në gjysëm finale due pasur përballë rivalen e saj nga Rusia ku pas një ndeshje shumë të dyluftuar, falë përvojës më të madhe të kundërshtarit, sportistja ruse fiton në momentet e fundit të ndeshjes.

Me humbjen e gjysëmfinales, shkodrania Menida Meta renditet e treta në peshën e saj duke i dhuruar Shqipërisë rezultatin e saj më të mirë në këto gara duke u bërë fituese e medaljes së bronxtë për kadet. Një sukses ky i merituar edhe për trajnerin e saj Elion Puka, i cili ka disa vite që e përgatitë në mënyrë profesionale sportisten e tij.

Ndonëse nuk arritën të marrin medalje në këtë aktivitet të përmasave botërore, figurë të mirë sportive bënë edhe tre sportistet e tjera shkodrane Isra Meta e peshë 46 kg junior, Irsa Osmanagiq pesha 55 kg junior dhe Enisa Shabaj 59 kg junior. (Video)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img