Friday, September 20, 2024

Shqipëria i bashkohet vendeve të tjera, nuk luan kundër Rusisë

Lexo

Shqipëria i bashkohet vendeve si Polonia, Suedia, Republika Çeke apo Franca të cilat kanë konfirmuar zyrtarisht se nuk do të luajnë ndeshje futbolli ndaj përfaqësueses së Rusisë për sa kohë që vazhdonte pushtimi ushtarak i Ukrainës. Sipas kalendarit të parashikuar, Shqipëria duhet të luajë dy ndeshje të Ligës së Kombeve në muajin qershor ndaj përfaqësueses së Rusisë. E para është planifikuar më datë 2 qershor 2022 në “Arenën Kombëtare”, ndërsa e dyta është planifikuar në “VTB Arena” në Moskë më 13 qershor 2022.

Por, në qëndrimin zyrtar të mbajtur nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, bën të ditur se  Shqipëria nuk do të pranojë ndeshje sportive ndaj Rusisë.  “Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës”, është shprehur ministrja Xhaçka.

Sipas vendimit të autoriteteve shqiptare, Kombëtarja kuqezi e futbollit nuk do të luajë kundër përfaqësueses së Rusisë në përballjet e Ligës së Kombeve të Kombeve të Evropës. Por, nga ana tjetër, Federata Shqiptare e Futbollit pret vendimin që do të marrë FIFA dhe UEFA në lidhje me këto ndeshje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img