Friday, September 20, 2024

(Intervista) Qarri titullar ndaj Dinamos. Gardiani kuqeblu premton të shpërblejë besimin e stafit

Lexo

Kristi Qarri, portjeri i dytë i Vllaznisë do të jetë të enjten titullar në formacionin kuqeblu përballë një Dinamo, që edhe pse nga renditja duket e modeste, në “Loro Boriçi” do të kërkojë pikët e mbijeteses. Për 21 vjeçarin kuqeblu, kjo është hera e dytë që luan titullar në këtë kampionat në formacionin e Vllaznisë, ku për hirë të së vertetes në rastin e parë kur zëvendësoi Zogoviçin e dëmtuar mori vlerësime shumë pozitive.

Kristi, për herë të dytë titullar në formacionin kuqeblu. Pas asaj përformace shumë të mirë në ndeshjen e parë, duket se moraliasht dukeni më i rritur për ndeshjen e së enjtes.

“Forcat morale janë më të mëdha. Ndeshja e parë ishte delikate për mua sepse ishte takimi i parë që e nisja si titullar. Tani është pak më ndryshe, por përgjegjësia është e njejtë sepse kemi të njëjtin objektiv që duhet të marrim tre pikët. Drejtuesit kanë besuar te unë, kam pasur edhe mbështetjen e trajnerit. Së shpejti besoj se do të fitoj edhe më shumë minuta

Pak javë më parë kaluat një dëmtim që ju la pushim për shumë ditë, ju ka penguar?

Kam pasur probleme me këmbën, kam qendruar dy javë pushim edhe tani jam mire dhe besoj se do të bëj më të mirën për ekipin.

Dinamo për moment është në zonën e mbijeteses, por lojrat e saj të fundit kanë qënë bindëse.

Në pamje të parë duket se është ndeshje e lehtë, por Dinamo do të vijë me tjetër forcë sepse është duke rënë nga kategoria dhe ka objektiva të tjera. Ne e kemi përgatitur këtë ndeshje shumë mirë dhe besoj se do të marrim maksimumin.

Krahas të tjerave, në këtë ndeshje, përballë do të keni ish kolegun që ka luajtur për Vllazninë, Eni Imami.

Eni Imami është një lojtar shumë i mirë, ka bërë shumë mirë te Vllaznia. I uroj suksese, por pas ndeshjes me ne.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img