Monday, November 25, 2024

Përsëri Armando Broja. Shënon gol, por fiton edhe një penallti, Southamton kualifikohet në çerekfinalen e FA Cup

Lexo

Armando Broja, shqiptari nga Malësia e Madhe që luan në Premier Ligë, vazhdon paraqitjet e tij të mahnitshme me ekipin e tij Southampton.

Ndonëse në këtë ndeshje e filloi nga stoli duke u lëshuar në fushë në pjesën e dytë aid ha një kontribut maksimal në shërbim të skuadrës së tij. Southampton luajti përballë Ëest Ham dhe fitoi me rezultatin 3-1. Fitore kjo që e kualifikoi Southampton në çerekfinalet e FA Cup.

Referuar ndeshjes në fjalë, Broja, u aktivizua nga trajnerit Ralph Hasenhuttl në fillimin e pjesës së dytë, kur rezultati ishte 1-0 për Southampton me golin e shënuar nga Perraud 31’. Ëest Ham arriti të barazojë në minutën e 60-të me anë të Michail Antonio dhe pas këtij momenti e gjithë ndeshja ishte nën komandën e sulmuesit kuqezi, Armando Broja.

Broja fitoi një penallti në minutën e 65-të pasi u pengua në mënyrë të parregullt nga Craig Daëson. Ëard-Proëse shënoi nga pika e bardhë, 2-1 për Southampton. Në fundin e takimit, është pikërisht sulmuesi kuqezi që gjen rrugën e rrjetës, 3-1, duke hipotekuar kualifikimin për në çerekfinale të FA Cup.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img