Berat Gjimshiti është padiskutim një nga lojtarët më të mirë që Atalanta ka në gjirin e saj. Lideri i mbrojtjes së kombëtares shqiptare, është kthyer në një lojtarë të padiskutueshëm në prapavijën e skuadrës “bergamaske”.
Një titullarë i padiskutueshëm me skuadrën italiane, ku Gjimshiti nuk kryen siç duhet vetëm detyrat mbrojtëse të tij, por ka bërë edhe rolin e “bomberit” kur i është dhënë mundësia, mjaftojmë të kujtojmë atë mbrëmje të paharrueshme ndaj Olympiacos në Europa League, ku 26-vjeçari shënoi dopietë.
Paraqitje këto që kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, ku mes tyre veçohet Interi. Kampionët e Italisë kërkojnë të rinovojnë repartin e mbrojtjes sipas mediave italiane, drejtuesit zikaltër e kanë projektuar lider Gjimshitin në prapavijën e tyre.
Kontrata e futbollistit me Atalantës skadon në qershor të vitit 2023 dhe klubi do preferonte ta shiste një vit me herët sesa ta linte të largohej me parametra zero.
Kartoni i Gjimshitit vlerësohet rreth 15 milionë euro, por në këtë operacion mund të futen dhe lojtarë të tjerë si Lorenzo Pirola apo Andrea Pinamonti. Kalimi tek Interi do të shënonte kulmin e karrierës së Berat Gjimshitit.