Gjimnastikë-Vllaznia shkëlqen në Kupën e Republikës. Fituese trofeve të grupmoshave 10, 12 dhe 14 vjeçare. Hera Mustafa dhe Mishela Bitanji, kampione individuale, Angela Preka dhe Sara Moleci nënkampione

Federata Shqiptare e Gjimnastikës ka organizuar në Pallatin e Sportit të qytetit të Fierit garat e Kupës së Republikës në Gjimnastikën Artistike me pjesëmarrjen e rreth 100 gjimnastëve, përfqësues të 9 shoqatave sportive. Gjimnastet e Vllaznisë të drejtuar nga kryetrajneri Izmir Kashi dhe kolegët e tij, Shpresa Salja, Latif Kashi dhe Mustaf Rama, shkëlqyen në konkurimin ekipor ku arritën të bëhen fitues të trofeve në të gjitha konkurimet e grupmosha.

Kështu, për grup moshën 7–8 vjeç janë fitues të vendit të parë me grumbullimin e 69 pikëve. Vendi i parë me 75.0 pikë është edhe për grupmoshën 9–10 vjeç, për të vijuar edhe me moshë 11–12 vjeç  me 89.1 pikë si dhe me grupmoshën 13–14 vjeç me grumbullimin e 88.2 pikëve.

Në konkurimin individual, figurën më të mirë sportive e ka bërë gjimnastet e talentuara Hera Mustafa dhe Mishela Bitanji, të cilat u shpallen kampione në grupmoshat e tyre.

Hera Mustafa ishte e para në grupmoshën 7-8 vjeç duke grumbulluar 24.4 pikë, ndërsa Mishela Bitanji shpallet fituese e vendit të parë në grupmoshën 13–14 vjeç me 30.9 pikë të grumbulluara.

Figurë të mirë sportive bënë edhe Angela Preka e grupmoshës 9–10 vjeç me 26.0 pikë si dhe Sara Moleci, për moshën +15 vjeç me 29.9 pikë të grumbulluara, të cilat u renditën në vendet e dyta.

Ndërkohë, për moshën 7-8 vjeç  Klea Kraja  renditet në vendin e tretë 22.4 pikë, për moshën 11–12 vjeç Amatia Lleshi është e treta me 30.5 pikë, dhe për moshën 13-14 vjeç Viktoria Simoni është e treta me 30.0 pikë.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe