Monday, November 25, 2024

Mbyllet java 24 e Abissnet Superiore, bardheblutë vijojnë të jenë të qetë në krye

Lexo

Java 24 e Superligës dhuroi emocione. Partizani barazoi pa gola me Tiranën, Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Kastriotin, ndërsa Teuta triumfoi 0-1 në Rrogozhinë me Egnatian. Kukësi-Vllaznia përfundoi 0-0, ndërsa Dinamo mori 3 pikë ndaj Skënderbeut me rezultatin 0-1.

Situata për vendet e para ka mbetur e pandryshuar, pasi asnjë skuadër që është sipër në rënditje nuk ka fituar. Bardheblutë vijojnë të jenë të qetë në krye, me +8 pikë nga Laçi.

Barazimi i kuksianëve me shkodranët bën që lufta për Europën të jetë e ashpër, pasi të dy skuadrat kanë nga 39 pikë.

Partizani qëndron në mesin e tabelës, ndërsa durrsakët e Arapit largohen disi nga zona e ftohtë.

Duel interesant mes rrogozhinasve, bluve të Devollit dhe krutanëve. Skënderbeu tashmë mbyll renditjen me 17 pikë dhe synimi mbijetesë mbetet i vështirë.

Rezultatet:

Partizani 0-0 Tirana

Kastrioti 1-1 Laçi

Egnatia 0-1 Teuta

Kukësi 0-0 Vllaznia

Skënderbeu 0-1 Dinamo

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img