Saturday, June 21, 2025

(Video) Veleçiku-Ada, derbi verior, të shtunën, ora 14.00 në Koplik për Javën e 17-të të Kategorisë së Dytë

Lexo

Veleçiku i Koplikut është në rrugën e duhur. Sidomos në fazën e dytë paraqitjet e skuadrës së drejtuar nga trajneri Haris Lika janë tepër të mira. Këtë e vertetojnë edhe pesë fitoret radhazi, të cilat e kanë pozicionuar Veleçikun në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit me 35 pikë, dy më pak sesa vendi i dytë që e mban Luzi 2008 dhe tre më pak sesa Oriku kryesues i Grupit A të Kategorisë së Dytë me 38 pikë.

36 gola kanë shënuar koplikasit deri tani në 16-të javë kampionat, ku vetëm në javën e fundit tundën 7 herë rrjetën e portës së kundërshtarit. Bëhet fjalë për ndeshjen, Internacional-Ada, e cila përfundoi me fitoren e thellë të koplikasve 0-7, ndër të cilët 3 i përkasin sulmuesit shtatlartë, Arenc Dibra, ndërkohë që 4 të tjerët mbajnë autorësinë e të zakonshmit Banushaj, Shekaj, Elbasani dhe Bega.

Ndërkohë, java e 17-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, Grupi A, ka rezervuar përballjen Veleçiku-Ada. Një sfidë kjo e konsideruar si derbi verior, e cila, ashtu si edhe me ato që luhen me Murlanin, ka filluar të krijojë një traditë të mirëfilltë për futbollin verior të Kategorisë së Dytë.

Sipas kalendarit të FSHF-së, ndeshja në fjalë do të luhet në fushën sportive të Kompleksit Sportiv Duli në qytetin e Koplikut duke filluar nga ora 14:00. Një sfidë ko shumë e rëndësishme kjo për të dyja skuadrat, të cilat në fakt luftojnë për objektiva të ndryshme. Veleçiku, që kërkon të kapë kreun e renditjes për realizimin e objektivit të kualifikimit në Kategorinë e Parë, ndërkohë që për velipojakët e drejtuar nga Arbër Shytani që për momentin renditen në vendin e 10-të me 12-të pikë, kërkohen pikët e mbijetesë.

(Video: Pamje nga ndeshja, Internacional-Ada 0-7, si dhe prononcimi i trajnerit të Veleçikut, Haris Lika pas ndeshjes)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Merkato-Serjan Repaj firmos për FK Vora. 5 orë nga deklarata e Vllaznisë për largimin e tij, mbrojtësi shkodran, firmos për Vorën duke mbetur sërishmi...

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐒𝐞𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐑𝐞𝐩𝐚𝐣. 𝐄 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞...
- Advertisement -spot_img