Monday, April 29, 2024

Zyrtare-Skënder Gega, trajneri i ri i Skëndebeut

Lexo

E mërkura ka qënë ditë rrokade në stolin e Skënderbeut. Par kërkesës për dorëheqje të trajnerit të mëparshëm Migen Memëlli, të cilën KF Skënderbeu e pranoi duke konfirmuar zyrtarisht largimin e tij, ka ardhur menjëherë zëvendësimi i tij.

Zërave mediatikë që qarkulluan pak minuta më parë për një akord të trajnerit Skënder Gega me drejtuesit e klubit korçar ka ardhur menjëherë zyrtarizimi i Gegës në krye të pankinës korçare. Këtë e konfirmon edhe njoftimi zyrtar i dalë nga klubi i Futbollit Skënderbeu.

“Skënder Gega, zyrtarisht Bardhekuq”. Tekniku Skënder Gega është zyrtarisht trajner i Skënderbeut. Presidenti Ardjan Takaj ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me trajnerin e mirënjohur. Gega do të vendoset menjëherë në shërbim të ekipit dhe prej nesër pas prezantimit me ekipin do të nisë përgatitjet për takimin e radhës ndaj Laçit në transfertë! Mirë se vjen #SkënderGega !”, shkruan klubi korçar në postimin e publikuar në rrjetin social FB.

Nga sa bëhet e ditur, trajneri që nxori kampion Partizanin ka nënshkruar një kontratë me klubin korçar, afati i së cilës është një vitë e gjysëm.

Gega e merr këtë detyrë në një moment shumë të vështirë të klubit korçar, kur ai renditet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria Superiore.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img