Për Sulejman Starovën, aktualisht në cilësinë e Drejtorit Sportiv të KF Teuta, tolerimet në përballjet gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë nuk duhet të jenë të pranishme. Opnionet e tij për ndeshjet e Kupës, por edhe të kampionatit, Starova i bëri në panelin e emisionit sportiv “Skaner” të televizionit MCN TV, ku ishte i ftuar së bashku edhe me analistë të tjerë sportivë.
“Kampionati do të jetë zjarr për shkak të luftës për një vend në Europë, apo edhe për mbijetesë. Teuta është duke u rritur. Ka përmirësuar disa probleme nga e kaluara, sidomos në mbrojtje. Laçi është forca e dytë e kampionatit, barazimet e fundit sikur e kanë zbehur. Asgjë nuk është e sigurt në Kupë, rezultati nuk dihet. Garanci jep forma sportive. Është gabim i madh, që të mendosh se do tolerohet këtu për të përfituar aty. Skuadrat kanë objektivat e tyre, për të rregulluar ekipet.”, u shpreh Starova.