Sunday, November 24, 2024

Fitore mbijetese për krutanët(Kastrioti-Partizani 1-0)

Lexo

Braziliani Kaina duke se është shansi i krutanëve për pjesën e dytë të sezonit. I kaluar nga Vllaznia si huazim tek Kastrioti, sulmuesi po bën më të mirën, ku me golat e tij  po nbihmon skuadrën në luftën për mbijetese në kategorinë Superiore. Kështu ndodhi edhe në përballjen e sotme ndaj Partizanit, kur goli i tij në minutën  e 79-të i jep fitoren Kastriotit.

Ndeshja ka nisur e qetë dhe gjuajtjen e parë e kryen Kaina Nunesh, që në të 10’ gjuan me kokë e pret Hoxha. Përgjigja e Partizanit vjen në të 19’, me Rrapajn nga 20 metra në ecje e sipër, veçse jashtë. Ka momente tensioni, sidomos në përplasjet e Zhunjor me kapitenin e Kastriotit, Sokol Nezirin, me brazilianin që ikën i revoltuar në dhomat e zhveshjes në përfundim të pjesës së parë. Kastrioti rrezikon në të 36’, teksa krosimin e Grecës nga e majta e mbërthen Hoxha më përpara se topi tek lojtarët e tjerë vendës.

Dhe momenti më i mirë për Partizanin për të kaluar në avantazh është në të 44’, por Zhunjor vijon të mos e gjejë portën kundërshtare, edhe kur ajo është e boshatisur. Pjesa e dytë nis me goditjen e Carës në të 51’, që e pret Sali. Momenti më kulmor është penalltia e Partizanit në të 54’, që në fakt u akordua me VAR, kjo pas shikimit të pamjeve nga gjyqtari Alla. Zhunjor është penguar nga pas nga Husein brenda zonës së rreptësisë së Kastrioti, por Alla ka vazhduar lojën dhe pas gati tre-katër minutash akordon penallti.

Dhe në të 57’, ndoshta një gungë në fushën e lojës, e bën Kallakun të dështojë nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në mënyrë skandaloze gjuan jashtë. Kastrioti merr zemër, por në të 60’ Kaina Nunesh nuk është në gjendje të shënojë pranë portës. Dhe goli vjen në të 79’. Kundërsulm i shpejtë i Hasanit, krosim në zonë dhe Kaina Nunesh mes dy mbrojtësve të Partizanit, me kokë e dërgon topin në të djathtë të Hoxhës.

Partizani ka patur pretendimet e veta për faull të Grecës ndaj Malës, por që nuk ishte e tillë për Allën. Tensioni është i madh, sidomos me Grecës dhe Rrapajt. Por dhe pas pesë minutash shtesë Partizani nuk e ndryshon dot rrjedhën e lojës. Tre pikë të arta për Kastriotin, që bëhet skuadra më e fortë në fushën e vet, tanimë në kuotën e 27 pikëve dhe mbijetesa është gjithnjë e më pranë për krutanët.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img