Erzeni i Shijakut vazhdon të mbajë vendin e parë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së parë pas javës së 24-të. Kryesimi, që në fakt është vetëm me efektin e golaverazhit, sepse është me pikë të barabarta me Bylisin, skuadra shijakase e mori një ditë më parë, teksa mundi Tomonin në shtëpi. Por, duke qënë se ballshiotët, ndeshjen e fundit të kësaj jave e luajtën sot, mendohej se do të merrnin pikë për të marrë kryesimin e kampionatit.
Por, skuadra vendase e Apolonisë e mundi pastër Bylisin me rezultatin 3-0 i dha mundësinë shijakasve të Erzenit të vazhdojnë të jenë në krye të renditjes me 54 pikë.
Duke u kthyer tek ndeshja e sotme e luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, ishte kapiteni Diop, që hapi serinë e golave në minutën e 24-t, teksa Krasniqi dhe Smaçi vulosën triumfin në minutën 29 dhe 58’.
Fitorja e merituar ndaj Bylisit, nuk i shërbeu vetem Erzenit që mban vendin e parë në kryesim, por natyrisht edhe vetë Apolonisë, e cila tashmë është në kuotën e katërt me 41 pikë, duke pasur objektiv për të kapur treshen e parë të renditjes.