(Video) Prag-Spanja/Kombëtarja stërvitet në stadiumin e ndeshjes, gjithçka gati për miqësoren

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare ka përmbyllur këtë të premte përgatitjet për miqësoren e 26 marsit ndaj Spanjës. Kuqezinjtë kanë mbërritur rreth orës 17:00 në stadiumin “RCDE” të Barcelonës për të zhvilluar seancën zyrtare stërvitore, ndërsa grupi është i plotë dhe nuk ka asnjë mungesë. Seanca ka zgjatur 1 orë dhe stafi teknik ka provuar më së shumti skema të ndryshme taktike, ndeshje kontrolli dhe pak ngarkesë fizike.

Tashmë pas pesë ditësh përgatitje intensive gjithçka është gati për miqësoren Spanjë-Shqipëri, që luhet më 26 mars duke filluar nga ora 19:45 në stadiumin “RCDE” të Spanjës.

Kujtojmë se kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore. Ndeshja e parë mes dy vendeve është luajtur më 3 dhjetor të vitit 1986 në stadiumin “Qemal Stafa” ndërsa e fundit më 6 tetor 2017.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img