Sunday, November 24, 2024

Vllaznia, në “top formë” në prag Partizanin. Vetëm Gurishta në dyshim

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë duken në “top formë” në prag të sfidës shumë të rëndësishme që kanë këtë mesjavë për gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë me Partizanin.

Ndërprerja e kampionatit për shkak të miqësoreve të kombëtares kuqezi, ka ardhur në kohën dhe momentin e duhur. Humbja e pësuar në Rrogozhinë me Egnatian, për momentin dha një impakt negativ, qoftë në skuadër, por edhe në mjedisin sportiv duke lënë të pakënaqur një masë të madhe të tifozërisë kuqeblu.

Megjithatë, për teknikun Plori dhe ndihmësit e tij Miloti dhe Lekiqi, ditët që kishin në dispozicion i kanë shërbyer në mënyrën më të mirë për të rikthyer atmosferën e duhur në skuadër.

Përpos kësaj, një rol të rëndësishëm në këtë drejtim ka luajtur edhe prezenca e shpeshtë pranë skuadrës e presidentit Alban Xhaferi, siç ishte edhe rasti i seancës së sotme stërvitore, kur njëshi i klubit kuqeblu ndoqi prej së afërmi të gjithë minutazhin stervitor të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.

E gjithë vemendja e kuqebluve është e përqëndruar tek sfida e parë gjysëmfinale e Kupës së Shqipërisë me Partizanin, takim i cili do të luhet paditen e së enjtes në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 16:45.

Pozitive për kuqeblutë në këtë pragndeshje është gatishmëria e të gjithë futbollistëve për të shërbyer në fushën e lojës. Përjashtim bënë vetëm kapiteni Erdenis Gurishta, i cili për momentin nuk ka akoma garancinë e plotë nëse do të jetë në fushë ndaj Partizanit apo jo. Dy ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për mbrojtësin e djathtë të Vllaznisë, ku fjala vendimtare pritet të jepet nga stafi mjekësor i KF Vllaznia, i cili është duke e ndjekur me përparësi rikuperimin e kapitenit kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img