Sunday, November 24, 2024

Vllaznia, gati për Partizanin. Kuqeblutë zhvillojnë seancën e parafundit përpara sfidës së mërkurë në “Loro Boriçi”

Lexo

Të mërkurën, Vllaznia luan ndeshjen e kthimit të turit gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë presin në “Loro Boriçi” Partizanin, me të cilin në 90-të minutat e sfidës së parë u mbyllën në barazim pa gola.

Në pritje të këtij dueli, i planifikuar të të startuar në orën 16:45, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Elvis Plori dhe kolegu i tij, Auron Milori, ka zhvilluar pasditen e sotme seancën stërvitore të rradhës.

Ndërkohë që seancat e mëparshme janë zhvilluar në fushën me bar artificial të stadiumit “Reshit Rusi”, këtë here, seanca është spostuar në fushën sportive të Golemit me bar natyral me qëllim përshtatjen me terrenin e “Loro Boriçit” ku do të luhet të mërkurën.

Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë të gjithë futbollistët të cilët kanë zbatuar programin stërvitor të aplikuar nga stafi teknik. Kuqeblutë do të kenë edhe një seancë të fundit ditën e nesërme dhe më pas i gjithë fokusi do të jetë i përqendruar tek sfida e së mërkurës ku padyshim që do të kërkohet fitorja dhe kualifikimi në finalen e Kupës së Shqipërisë edhe për këtë sezon.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img