Rikthehen primiot në kampin kuqeblu. Në motivim të skuadrës për dhënë më të mirën në fushën e lojës për ndeshjen e sotme gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit, Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, ka vendosur një premio prej 10 mijë Eurosh për fitore.
Në fakt, një premio e tillë i është bërë me dije skuadrës që përpara ndeshjes së parë të luajtur dy javë më herët në stadiumin “Elbasan Arena”. Ndërkohë që një gjë e tillë i është kujtuar skuadrës edhe mbrëmjen e djeshme gjatë një takimi që njëshi i klubit kuqeblu ka pasur me skuadrën në mjediset e Gardenland Resort të Barbullushit, ku skuadra është e grumbulluar prej dy ditësh.