Akademia e futbollit “Atletik Klub Shkodra” që drejtohet nga trajneri Elis Legata, njëherazi edhe trajner i Kombëtares së Shqipërisë në futboll femra është pjesëmarrëse në Turneun Ndërkombëtar të Roveretos, aktivitet ky tradicional që zhvillohet çdo vitë në Itali.
Për t’u theksuar është fakti se në këtë Turne marrin pjesë sistematikisht çdo vit ekipet e Akademisë së Futbollit Atletik Klub Shkodra me të gjithë disiplinat e grupmoshave duke përfshirë edhe futbollin e femrave.
Për efekt të situatës së pandemisë, Atletik Klub Shkodra në, rikthehet pas dy viteve pauze në Turneun Ndërkombëtar të Roveretos, ndërkohë që edhe pjesëmarrja e ekipeve të është më e kufizuar në krahasim me vitet e mëparshme.
Konkretisht, në këtë edicion, Atletik Klub Shkodra, merr pjesë me dy ekipet e grupmoshave, U-9 dhe U-11, duke pasur si objektiv fitimin e trofeut, pasi të dy ekipet respektive figurojnë në vendin e parë të kampionatit shqiptar.
Për tu theksuar është se pjesë e delegacionit sportive të Akademsië Atletik Klub Shkodra në këtë Turne, është edhe ekipi i futbollit të femrave, i cili në kampionatin shqiptar konkuron në Kategorinë e Superligës së futbollit për femra.
Përpos rezultatit, falë pjesëmarrjes nga vende të ndryshme të botës, ku vetem në kategorinë U-9 marrin pjesë 32 ekipe si dhe U-11 30 ekipe, sportistët, ekipet dhe stafi i Atletik Klub Shkodra ka arstin dhe mundësinë të marrë një përvojë më shumë nga klubet e huaja.
(Video: Ekipet e Atletik Klub Shkodra përpara nisjes drejt Italisë për pjesëmarrjen në Turneun Ndërkombëtar të Roveretos)
Gaspër MARKU