Saturday, November 23, 2024

Futboll-Superliga e Femrave/Luhet java e 19-të. Vllaznia kryesuese nuk ndalet, likujdon edhe Teutën. Fiton edhe Atletik Klub Shkodra

Lexo

Vllaznia e Shkodrës e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka vazhdon të jetë e pathyeshme në Kampionatin Kombëtar të futbollit për femra, kategoria Superiore. E tillë ka qënë edhe në javën e 19-të. Kur skuadra kuqeblu mundi me rezultatin e thellë 5-0 Teutën e Durrësit.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, kishte për protagonist golashënuesen më të mirë të skuadrës kuqeblu, Megi Doçi, e cila në këtë përballje tundi plot katër herë rrjetën durrsak, ndërkohë që goli tjetër për Vllazninë u shënua nga Luçije Gjini.

Me fitore e ka mbyllur këtë javë edhe ekipi tjetër i Shkodrës, Atletik Club Shkodra. Skuadra e drejtuar nga trajneri Elis Legata, fitoi me shifrat 2-5 në transfertë ndaj Lushnjes, në një ndeshje të çmendur që përfundoi në barazimin 2-2 pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shkodranet shënuan tre gola të tjerë, duke marrë kështu një tre pikësh mjaft me vlerë. Golat për ekipin Atletik Club Shkodra u shënuan nga Esmeralda Shpella, Leoselda Stalaj,  Iris Armoku(2) dhe  Erilda Kurbasha.

Asnjë surprizë nga ekipet e mëdha të kampionatit, me Tiranën që është rikthyer te fitorja këtë javë, pasi mundi në derbi Tirana AS me rezultatin 6-1, në një ndeshje që foli për fitueset, të cilat shënuan pesë gola që në pjesën e parë.

Kjo është një fitore mjaft e rëndësishme për vajzat bardheblu të cilat ruajnë vendin e tretë në klasifikim.

Një fitore të rëndësishme këtë javë mori edhe ekipi tjetër i kryeqytetit, Partizani, që fitoi ndaj Murlanit me shifrat 1-0. Goli i vetëm i sfidës që i dha tre pikët të kuqeve u shënua në minutën e 76-të nga Begallo. Partizani gjendet tashmë në vendin e katërt në kampionat me 36 pikë të grumbulluara në 19 javë.

Vllaznia dhe Apolonia, dy “kundërshtaret” e përjetshme morën nga një fitore të thellë në ndeshjet respektive, teksa shkodranet mundën Teutën në shtëpi me rezultatin 5-0 ndërsa fieraket fituan 7-0 ndaj Kinostudios.

Ndeshjet e javës së 19-të:

Tirana 6-1 Tirana AS

Partizani 1-0 Murlani

Kinostudio 0-7 Apolonia

Vllaznia 5-0 KF Teuta

Lushnja 2-5 Atletik Club

Pas javës së 19-të, tabelën e klasaifikimit e kryeson Vllaznia me 46 pikë. Në vend të dytë renditet rivalja kryesore, Apolonia e Fierit me pesë pikë më pak.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img