Monday, May 6, 2024

Formula 1-Max Verstappen, fiton Çmimin e Madh të Italisë

Lexo

Max Verstappen fiton në shtëpinë e Ferrarit dhe këtë e bën nëpërmjet një prove force bashkë me shokun e tij të skuadrës, Sergio Perez. Në garën për çmimin e madh të Italisë ka vetëm një fitues, makinën Red Bull dhe kampionin e botës në fuqi që përfitoi nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike dhe avantazhi i pole position për të triumfuar në një garë ku nuk pati histori, të paktën për dy vendet e para. Kryesuesi i kampionatit dhe njeriu i momentit, Charles Leclerc për të cilin Imola kishte mbushur shkallët e pistës në kapacitet maksimal, nuk arriti të shkonte më lart se vendi i gjashtë, duke limituar dëmet në një ditë jo për Ferrarin ku shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz e la jetim që në metrat e parë pasi doli nga pista për shkak të një kontakti në nisje.

Shkalla më e ulët e podiumit për Lando Norris me McLaren i ndjekur nga Russel e Bottas. Monegasku i kokëkuqes gaboi në xhiron e 54-ët duke dalë nga pista por ai arriti të rikthehej dhe më pas të ruante një vend të gjashtë që për mënyrën se si rrodhën ngjarjet, mund të konsiderohet i artë. Në krahun tjetër, Red Bull tregoi se është një makinë më e qëndrueshme në kushte ekstreme edhe pse Ferrari e kërcenoi disa herë në pjesë të vecanta të garës. Me këtë fitore, Verstappen ngjitet në vendin e dytë të kalsifikimit me 51 pikë, 28 më pak se Leclerc ndërsa George Russell ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit të përgjithshëm.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img