Tuesday, November 26, 2024

UEFA merr dënime drastike nga Rusisë, e përjashton nga të gjitha kompeticionet futbollistike, për femra dhe meshkuj

Lexo

Portugalia do të zëvendësojë Rusinë në EURO 2022 për Femra. Oferta ruse për të organizuar EURO 2028/2032 u shpall e papërshtatshme

Në vijim të vendimit të 28 shkurtit 2022, për të pezulluar të gjitha ekipet dhe klubet përfaqësuese ruse nga pjesëmarrja në ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s deri në një njoftim të dytë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s sot mori një sërë vendimesh në lidhje me implikimet e këtij vendimi për garat e tij të ardhshme, me qëllim që të të sigurojë vendosjen e tyre në një mjedis të sigurt për të gjithë të interesuarit.

UEFA Nations League 2022/23

Rusia nuk do të marrë pjesë në Grupin 2 të Ligës B dhe automatikisht do të renditet e katërta në këtë grup. Për rrjedhojë, ata do të bien në fund të fazës së grupeve dhe do të renditen në vendin e 16-të dhe të fundit të Ligës B.

UEFA EURO 2022 për femra

Rusia nuk do të marrë pjesë në grupin C të turneut final të UEFA Ëomen’s EURO 2022, i planifikuar midis 6 dhe 31 korrikut në Angli dhe do të zëvendësohet nga Portugalia, kundërshtarja e Rusisë e mundur në play-off.

Kualifikueset për Kupën e Botës për femra 2023, zona e Europës

Rusia nuk i luajti dy ndeshjet e saj të planifikuara në prill në Grupin E (që përfshin Danimarkën, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Maltën dhe Azerbajxhanin) për shkak të pezullimit të tyre. Rusia nuk do të marrë pjesë në asnjë nga ndeshjet e mëpasshme në këtë kompeticion dhe të gjitha rezultatet e tyre deri më tani konsiderohen të pavlefshme. Për rrjedhojë, Grupi E do të vazhdojë si një grup prej pesë skuadrash.

Kampionati Europian 2021-23 për nën 21 vjeç

Rusia nuk i luajti dy ndeshjet e saj të planifikuara në mars në Grupin C (që përfshin Spanjën, Sllovakinë, Maltën, Lituaninë dhe Irlandën e Veriut) për shkak të pezullimit të tyre. Rusia nuk do të marrë pjesë në asnjë nga ndeshjet e mëpasshme në këtë kompeticion dhe të gjitha rezultatet e tyre deri më tani konsiderohen të pavlefshme. Për rrjedhojë, Grupi C do të vazhdojë si një grup prej pesë skuadrash.

Garat e klubeve në kompeticionet e UEFA-s 2022/23

UEFA Champions League, UEFA Europa League, UEFA Europa Conference League, UEFA Champions League për femra dhe UEFA Youth League

Rusia nuk do të ketë asnjë klub që do të marrë pjesë në garat e klubeve të UEFA-s në sezonin 2022/23. Për rrjedhojë, listat përkatëse të aksesit të garave të klubeve për meshkuj dhe femra janë ribalancuar në përputhje me parimet e përcaktuara në rregulloret përkatëse të garave.

Për më tepër, Rusisë do t’i caktohet një numër pikësh koeficienti ekuivalent me numrin më të ulët që kanë fituar në cilindo nga pesë sezonet e fundit, d.m.th. 4,333 pikë për koeficientin e klubit(meshkuj) dhe 1,750 për koeficientin e klubit(femra) për efekt të llogaritjes së pikëve për sezonin 2022/23.

UEFA Futsal për Femra EURO 2022 (turni final)

Rusia nuk do të marrë pjesë në turneun final (që përfshin Portugalinë, Spanjën dhe Ukrainën) të planifikuar midis 1 dhe 3 korrikut në Portugali dhe do të zëvendësohet nga Hungaria, e cila përfundoi e dyta në Grupin 1 të Raundit të fituar nga Rusia.

2022/23 UEFA Futsal Champions League

Rusia nuk do të ketë asnjë klub që do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të Futsalit UEFA 2022/23.

Kualifikueset(zona e Europës) në Kupën e Botës në Futsal FIFA 2024

Rusia do të zëvendësohet në shortin e fazës së grupeve të Raundit final nga Norvegjia, e cila ishte skuadra më e mirë e renditur e treta në raundin paraprak.

Kompeticionet për të rinjtë 2022/23

Rusia nuk do të marrë pjesë në kampionatet 2022/23 për meshkuj U-17 dhe U-19  dhe ekipet e ndodhura në grupin e tyre do të garojnë kundër njëra-tjetrës në një mini-turne me tre skuadra.

Rusia nuk do të marrë pjesë në kampionatet e femrave U-17 dhe U-19, dhe një mini-turne shtesë me tre ekipe do të zhvillohet në çdo garë.

EURO 2028/32, refuzimi i ofertës

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e shpalli ofertën e paraqitur nga Unioni i Futbollit të Rusisë (FUR) për të pritur UEFA EURO 2028 ose UEFA EURO 2032 si të papranueshme, në përputhje me Nenin 16.02 të Rregullores së Ofertës Finale.

Duke pasur parasysh pasigurinë se kur do të hiqet pezullimi, pranimi i një oferte nga FUR do të binte gjithashtu në kundërshtim me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të datës 28 shkurt 2022, duke pezulluar të gjitha klubet dhe ekipet përfaqësuese ruse nga pjesëmarrja në kompeticionet e UEFA-s.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të qëndrojë në gatishmëri për të thirrur mbledhje të mëtejshme për të rivlerësuar situatën ligjore dhe faktike ndërsa ajo evoluon dhe të miratojë vendime të mëtejshme sipas nevojës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img